12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Dimitrov në Daily Click / “Kishim debat të ashpër me Zaevin dhe Bujarin për linjat tona të kuqe”

Ideja për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim nuk është e re, tha ish-ministri i jashtëm dhe ish-zv/kryeministër për çështje europiane, Nikolla Dimitrov. I pyetur nëse po pajtohet me idenë e Mickoskit për këtë, tha se këto duhej të ishin linjat e kuqe që në 2021 kur ka pasur, siç tha, debate të ashpra me Zoran Zaevin dhe Bujar Osmanin.

“Në 2021 unë i binda Zaevin dhe Bujarin, kur kishim koordinime, debate të ashpra, se kjo duhet të jetë pozita e qeverisë. Ndryshimet me prapaveprim ishte qëndrimi i qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së në 2021. Ajo që ata në 2022 hoqën dorë nga kjo pozitë, është arsyeja se pse janë fajtorë për këtë ngërç, kaos dhe fakti se pse jemi sot jemi në parking”, tha Nikolla Dimitrov, ish-ministër i Jashtëm dhe ish zv/kryeministër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit