Almedina vetëm para 6 muajve kërkonte lëmoshë në rrugë për të siguruar ushqim për 8 fëmijët e saj.
Ajo si fëmijë edhe vetë është rritur në rrugë dhe ka kërkuar lëmoshë, e pasi është martuar skamja përsëri e ka detyruar të dalë në rrugë dhe të kërkojë lëmoshë. Vetëm para 6 muajsh është punësuar së bashku me bashkëshortin e saj dhe tanimë thotë se më të ardhurat mund të sigurojë ushqim dhe veshmbathje për familjen e saj.
“Para se të filloj punë unë kam kërkuar lëmoshë e jo fëmijët e mi, për fëmijët e mi nuk kam lejuar dhe ja tani si Zoti askush nuk është kam punë. Me një ndihmë sociale nuk kishim mundësi dhe nëna me thoshte mos shko në shkollë shko kërko lëmoshë për barnat e babait tënd dhe si u martova dhe kisha 2-3 fëmijë pasi nuk kisha shkollë të kryer por qe ja tani jam në punë. Dhe tani më nuk ke nevojë që të kërkosh lëmoshë? Jo nuk ka arsye tani, kur nuk ke nga nxjerr bukën patjetër të kërkosh se nuk mund të lija fëmijët të uritur”, deklaroi Almedina Duboviq – qytetare.