11.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Digjet shtylla elektrike, shkaktohet dëm material

SPB Tetovë njofton se mbrëmë pak para mesnatës në një fshat të Tetovës ka shpërthyer zjarr në një shtyllë elektrike. Nuk raportohet për të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm material.

“Më datë 05.05.2024 në ora 23:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në një shtyllë të EVN-së në afërsi të objektit hotelierik në rrugën lokale në Siniçan të Tetovës në drejtim të fshatit Sedllarcë e Epërme, ka shpërthyer zjarri dhe janë djegur kabllot e rrjetit elektrik. Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës, zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Ekip nga SPB-Tetovë ka inspektuar vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit