Dy automjete u dogjën në gjatë mbrëmjes së djeshme në Strumicë, pa të lënduar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Njëri nga automjetet, një Land Rover Range Rover, që raportohet se është pronë e një ish-inspektori në SPB-Strumicë.
Sipas MPB-së, dje në SPB Strumicë u raportua se në periudhën nga ora 19:30 deri në 19:45 kishte shpërthyer zjarr në automjetin Land Rover me targa të Strumicës, pronë e N.M. (51) nga Strumica, si dhe në automjetin Ford me targa të Strumicës, pronë e V.T. (53) nga Strumica.
Automjetet ishin të parkuara në një hapësirë parkimi përpara një ndërtese në rrugën “Vëllezërit Miladinov” në Strumicë. Zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Strumicës shuan zjarrin, ndërsa fatmirësisht dhe nuk ka persona të lënduar.
Nga MPB shtojnë se rasti është raportuar në Prokurori.



