Diga e Likovës është përplotë, uji i tepërt do të lirohet, flet drejtori Darko Zhivkovski: Qytetarët janë të sigurt, nuk ka vend për shqetësim

Diga e Likovës, nga e cila furnizohet me ujë qyteti i Kumanovës, është pothuajse plot me ujë dhe autoritetet po bëjnë plane për lirimin e kontrolluar të saj.

 

Siç informoi për portalin “Kumanovski Muabeti”, drejtori Darko Zivkovski, në këtë moment ka 21 milion metra kub ujë, dhe ka vend për rreth dy milion të tjerë.

 

– Po të mos ishin digat, do të kishim përmbytje në Kumanovë. Aktualisht, ka 21 milionë në digën e Glazhnjës, ky është informacioni nga ora tetë e mëngjesit. Shërbimet tona raportojnë se kemi ende 2 milionë metra kub ujë për t’u grumbulluar në digë. Jemi të përgatitur në terren, jemi të pranishëm, kemi bërë një plan ku do të lëshohet uji i tepërt për të parandaluar përmbytjet, në mënyrë që qytetarët të jenë të sigurt. Do të kemi ujë për pirje dhe ujitje. Kemi një plan dhe një program se si të veprojmë dhe të ruajmë të njëjtin ujë edhe gjatë periudhës së verës. Nuk ka vend për shqetësim tek qytetarët”, deklaroi Darko Zhivkovski, drejtor i SHA “Ekonomia e Ujrave”- “Fusha Kumanovë-Likovë” për portalin “Kumanovski Muabeti”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit