3.8 C
Skopje
Wednesday, November 12, 2025

Diamanti i rrallë blu u ble në Gjenevë duke hyrë mesin e më të vlefshmëve në botë

Një diamant i rrallë me ngjyrë të kaltër, i njohur si “Mellon Blue”, është shitur për mbi 25 milionë dollarë në një ankand të zhvilluar në Gjenevë nga shtëpia e famshme e ankandeve “Christie’s”. Gur i çmuar prej 9.51 karatësh u vlerësua nga organizatorët si një nga më të bukurit në botë për ngjyrën dhe pastërtinë e tij të jashtëzakonshme.

Shitja e tij u rendit si transaksioni i tretë më i shtrenjtë për një diamant blu në historinë e “Christie’s”, duke përmbushur pritshmëritë prej 20 deri në 30 milionë dollarë.  Rekordi për çmimin më të lartë të arritur ndonjëherë për një diamant të kaltër të ndezur në “Christie’s” mbetet “Oppenheimer Blue”, një gur prej 14,62 karatësh që u shit për 57,5 milionë dollarë në Gjenevë në vitin 2016, i ndjekur nga “The Bleu Royal”, prej 17,61 karatësh që u shit për 39,5 milionë dollarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit