9.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Dhunoi efektivin pasi kundërshtoi gjobën, arrestohet 28 vjeçari! Vëllait të tij i gjendet Exchange i pa-licencuar, ja akuzat me të cilat përballet dhe çfarë u sekuestrua

Policia e Sarandës vendosi në pranga mëngjesin e sotëm (18 gusht), shtetasin Lilo Mera, i cili ditën e djeshme  kundërshtoi me dhunë dy efektivë të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës.

Ngjarja ndodhi në Ksamil, kur Mera u konstatua se kishte parkuar mjetin gabim pranë biznesit të vëllait të tij, e si pasojë u ndëshkua me gjobë, të cilën e kundërshtoi.

Pas kësaj, ai është larguar me një automjet tip “Volvo” me targë AB997CE, i cili është gjetur më pas i fshehur në një rrugicë të Ksamilit.

Policia e Qarkullimit Rrugor ka proceduar me gjobitjen e mjetit në vlerën 3.000 lekë, ndërsa efektivë të shumtë kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në biznesin e vëllait të tij, në afërsi të vendit të quajtur “4 Valltarët” në Ksamil, është konstatuar se ushtrohej pa licensë shërbimi i këmbimit valutor, me punëtorë të pasiguruar dhe pa lëshuar kupona tatimorë.

Policia ka sekuestruar 98.896 lekë, 368.3 euro, 26 paund dhe 2 Lap Top.

Për këtë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë shtetasi D. M, 30 vjec. Nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar është proceduar penalisht në gjendje të lirë ky shtetas për veprat penale “punësim i paligjshëm”, “ushtrimi pa licensë i veprimtarive financiare”, “fshehja e të ardhurave” dhe “moslëshimi i kuptonit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.

Pas shumë kërkimesh, në orët e para të mëngjesit është arritur të vihet në pranga edhe 28-vjecari Lilo Mera, i cili është arrestuar në flagrancë më urdhër të Prokurorit për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit