I lidhur prej shtrati, nga vila e tij me tulla dhe mermer, Sanduloviq ka treguar detaje rreth sulmit që e la të paralizuar në anën e djathtë dhe të paaftë për të ecur.
Ishte 3 janar ora 15:20 kur tri automjete që transportonin agjentë të shërbimit sekret të BIA-s të Serbisë u ndalën jashtë shtëpisë së tij në zonën e Senjakut të Beogradit. Pasi e lidhën dhe e futën në një furgon të zi me xhamat e lyer, personat e maskuar shpejt i thanë Sanduloviq se pse kishin ardhur: politikani i opozitës kishte guxuar të kërkonte falje për krimet e kryera nga serbët në Kosovë.
“Ishte e paimagjinueshme,” i tha ai Observer, duke kujtuar vuajtjet në intervistën e tij të parë me një gazetë britanike pas sulmit.
Një ditë pasi postova videon në rrjetet sociale duke thënë ‘më falni’ teksa vendosa lule te varri i vajzës së re, e cila, po, kishte lidhje me një themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që udhëhoqi revoltën kundër sundimit serb, mora kërcënime. Pastaj kur filluan rrahjet më goditën aq fort sa humba ndjenjat. Në furgon më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla”, tha Sanduloviq, duke shtuar se u ai u torturua keq rreth gjashtë orë.
“Ata më ulën në gjunjë më tërhoqën krahët dhe ma kthenin kokën mbrapa, ndërkohë që bërtisnin ‘tradhtar’,” tha 60-vjeçari, duke treguar një krahun ende të mavijosur.
“Në fund thashë: Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek.”
Pasi u shtrua në spital atë mbrëmje, do të kalonin 24 orë para se të lejohej të kthehej në shtëpi. 12 ditët e ardhshme, me përjashtim të një nate në një klinikë shtetërore, Sanduloviq do t’i kalonte në krahun mjekësor të burgut qendror të Beogradit, i ndaluar nga një prokuror me dyshimin për “nxitje të urrejtjes racore, kombëtare dhe fetare.”
Për Aleksandar Vulin, ish-shefin e BIA-s serbe, i cili pranoi se kishte urdhëruar arrestimin, veprimet e Sanduloviq në mbështetje të Kosovës meritonin një dënim shumë më të madh. Agjentët e BIA-s, tha ai për gazetën Novosti, me të vërtetë e kishin marrë atë, por nuk kishin përdorur forcë fizike.
Politikani opozitar serb Nikolla Sanduloviq, i arrestuar dhe rrahur brutalisht nga shërbimi sekret BIA pasi kërkoi falje për krimet e luftës në Kosovë, ka rrëfyer për mediumin britanik “Guardian” mbi torturat dhe atmosferën e tensionuar në Ballkan.
I lidhur prej shtrati, nga vila e tij me tulla dhe mermer, Sanduloviq ka treguar detaje rreth sulmit që e la të paralizuar në anën e djathtë dhe të paaftë për të ecur.
Ishte 3 janar ora 15:20 kur tri automjete që transportonin agjentë të shërbimit sekret të BIA-s të Serbisë u ndalën jashtë shtëpisë së tij në zonën e Senjakut të Beogradit. Pasi e lidhën dhe e futën në një furgon të zi me xhamat e lyer, personat e maskuar shpejt i thanë Sanduloviq se pse kishin ardhur: politikani i opozitës kishte guxuar të kërkonte falje për krimet e kryera nga serbët në Kosovë.
“Ishte e paimagjinueshme,” i tha ai Observer, duke kujtuar vuajtjet në intervistën e tij të parë me një gazetë britanike pas sulmit.
“Një ditë pasi postova videon në rrjetet sociale duke thënë ‘më falni’ teksa vendosa lule te varri i vajzës së re, e cila, po, kishte lidhje me një themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që udhëhoqi revoltën kundër sundimit serb, mora kërcënime. Pastaj kur filluan rrahjet më goditën aq fort sa humba ndjenjat. Në furgon më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla”, tha Sanduloviq, duke shtuar se u ai u torturua keq rreth gjashtë orë.
“Ata më ulën në gjunjë më tërhoqën krahët dhe ma kthenin kokën mbrapa, ndërkohë që bërtisnin ‘tradhtar’,” tha 60-vjeçari, duke treguar një krahun ende të mavijosur.
“Në fund thashë: Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek.”
Pasi u shtrua në spital atë mbrëmje, do të kalonin 24 orë para se të lejohej të kthehej në shtëpi. 12 ditët e ardhshme, me përjashtim të një nate në një klinikë shtetërore, Sanduloviq do t’i kalonte në krahun mjekësor të burgut qendror të Beogradit, i ndaluar nga një prokuror me dyshimin për “nxitje të urrejtjes racore, kombëtare dhe fetare.”
Për Aleksandar Vulin, ish-shefin e BIA-s serbe, i cili pranoi se kishte urdhëruar arrestimin, veprimet e Sanduloviq në mbështetje të Kosovës meritonin një dënim shumë më të madh. Agjentët e BIA-s, tha ai për gazetën Novosti, me të vërtetë e kishin marrë atë, por nuk kishin përdorur forcë fizike.
“Nëse Sanduloviq do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Himmlerit, Mossad do ta kishte vrarë… Unë i kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj më shumë”, tha Vulin.
Me retorikën në nivele të tilla – Vulin është i vetmi zyrtar që ka folur publikisht për incidentin – vëzhguesit e huaj thonë se rasti është tregues i gjendjes shpirtërore në përgjithësi, një që krahasohet gjithnjë e më shumë nga serbët me klimën që mbizotëronte nën Sllobodan Millosheviq, i konsideruar si kasapi i Ballkanit.
Përpara sulmit, Sanduloviq në faqet e shtypit ndërkombëtar ishte një figurë e diskutueshme në margjinat e qiellit politik të një vendi të dominuar nga sundimi autokratik i Vuçiq.