10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Detektor-Anketë: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO rriti sigurinë, por nuk përshpejtoi rrugën për në BE

Anëtarësimi në NATO është vendim i mirë. Ky vendim rriti sigurinë, por nuk dha ndonjë kontribut në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu është qëndrimi i qytetarëve të anketuar në hulumtimin e fundit të “Detektor” që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike.

Sipas hulumtimit, 61 për qind e të anketuarve janë të mendimit se nga aspekti i sotëm, anëtarësimi në NATO është vendim i mirë, 28.6 për qind shprehen kundër.

Në krahasim me hulumtimin e vjetshëm të të njëjtit institut, transmeton Telegrafi, nuk ka dallime të mëdha kur 57.5% e qytetarëve kanë konsideruar se anëtarësimi në NATO është vendim i mirë.

Për 52.6% të të anketuarve, me hyrjen në NATO, në Maqedoni është rritur siguria në shtet, ndërsa 36.8% nuk janë të bindur për këtë.

Në 5 vitet e fundit ka rritje të vazhdueshme e numrit të qytetarëve që konsiderojnë se me hyrjen në NATO, Maqedonia është shtet më i sigurt. Nga 50.5% në vitin 2019, kjo përqindje u rrit deri në 52.6%.

Mbi gjysma ose 56.3% e qytetarëve shprehen se anëtarësimi në NATO nuk e përshpejtoi procesin e eurointegrimeve, ndërsa 33 për qind shprehen se ka kontribuar në përshpejtimin e procesit.

Anketa është e zbatuar nga 1.079 të anketuar në periudhën nga 16 deri 20 prill të këtij viti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit