Të marten, një person nga Ferizaj vdiq pasi që dyshohet se ra aksidentalisht në lumin Morava, afër pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia.
Lidhur me rastin janë bërë të ditura detaje të reja.
Trupi i pajetë i viktimës dyshohet se kishte kaluar pranë disa personave që në atë moment kishin qenë duke peshkuar.
“Një njeri i vdekur kalon përreth neve gjatë peshikimit, në formë thesi i zi duke mos lëvizur dhe duke mos e ditur se çfarë është. Por, pasi e dëgjoj një zë “O ku ku baba bre”, atëherë ne ndërpresim peshkimin dhe fillojmë të vrapojmë me policinë e Kosovës pas tij, dhe hyjmë deri në territor të Serbisë, ku në atë pjesë ishte një shqiptar, i cili hyri në ujë për ta nxjerrë trupin e tij për të cilin thanë se ishte i pajetë. 05/03/2024, Lumi Morava”, shkruan faqja Aktivistë Peshkimi transmeton Klankosova.tv



