23.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Despotovski: Po punojmë për një koncept të ri për kthimin e integritetit të LSDM-së

Drejtori aktual i Drejtorisë Doganore Stefan Bogoev në pyetjen nëse do të kandidohet për kryetar të partisë, në deklaratë për MIA-n thotë se ende nuk ka vendosur.

Ambicien e saj për pozitën udhëheqëse e ka shprehur publikisht edhe ministrja aktuale e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, por edhe ka paralajmëruar se vendimin përfundimtar do ta marrë pasi të ketë filluar procedura.

Në disa prej mediave si kandidatë të mundshëm të zgjedhjeve brendapartiake që do të mbahen në qershor, përmenden edhe emrat e Oliver Spasovskit dhe Venko Filipçes.

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në mbledhjen e pardje e angazhoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që në bazë të Statutit të partisë të propozojë rregullore me propozim rregullore për zbatimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brenda partisë gjatë qershorit në procedurë transparente dhe demokratike.

“Meqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i zgjedhur sipas Statutit ka ende mandat, në të njëjtën përbërje do të kryejë procedurën për zgjedhje të reja të menjëhershme brendapartiake për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së. Bordi ekzekutiv e ngarkoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të Statutit të partisë, që të propozojë rregullore me afat të propozuar për realizimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake gjatë muajit qershor në një procedurë transparente dhe demokratike”, informuan sot nga LSDM-ja.

Dimitar Kovaçevski në mbledhje e ka konfirmuar tërheqjen nga funksioni kryetar i LSDM-së dhe ka inicuar konvokim të Kongresit llogaridhënës.

“Anëtarët e Bordit Ekzekutiv, si dhe anëtarët e udhëheqësisë së LSDM-së, nënkryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar, dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre. Njëkohësisht, sipas dorëheqjeve të dorëzuara, si akt moral përgjegjësie, bëhet thirrje që të ndjekin shembullin edhe anëtarët e Bordit Qendror”, thuhet në kumtesë.

Me tërheqjen e kryetarit të LSDM-së, siç informojnë nga partia, të gjithë kryetarët e Organizatave Komunale dhe kryetari i Organizatës Qytetare janë në dorëheqje duke pasur parasysh faktin se janë emëruar nga ana e kryetarit, ndërsa funksionin e tyre do ta kryejnë deri në zgjedhjen e të rinjve.

Deri më tani, në krye të partisë ishin Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmilla Shekerinska dhe Zoran Zaev.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit