26.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Dëshmitë e Rubin në Hagë trondisin Specialen: A po shemben aktakuzat?!

Dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, sot në Hagë, së bashku me dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë të mbrojtjes që pritet të dëgjohen në ditët në vijim po vlerësohen si kredibile.

Këto dëshmi konsiderohen të jenë të fuqishme dhe pritet që të sfidojnë seriozisht akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot ka nis dëgjimi i James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit. Dëshmia e tij është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rubin para trupit gjykues tregoi se gjatë angazhimit për konferencën e Rambujesë, ishte takuar disa herë me Thaçin, për të cilin tha se “ishte i shqetësuar që nuk do ta kishte autoritetin ose lejen e plotë për ta nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”.

Gjatë dëshmisë së tij, ish-ndihmës-sekretari amerikan, James Rubin tha se Thaçi kishte një rol politik në UÇK, por jo një rol udhëheqës dhe se “nuk diktonte rregulla dhe kushte”.

Këto deklarata të dhëna sot nga zyrtari amerikan dhe të tjerat që priten të dëgjohen në vijim e që janë në mbrojtje të Thaçit, monitoruesja e procesit gjyqësor në Hagë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Blendina Veliqi konsideron se janë të rëndësishme dhe ndihmojnë trupin gjykues t’i kuptoj më mirë rrethanat dhe rolin e katërshes të UÇK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale.

Sipas saj, deklaratat e Rubin sot dëshmuan se UÇK nuk kishte strukturë të rregullt gjatë periudhës së luftës ashtu siç thuhet në aktakuzë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit