16.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Deri të premten regjim i posaçëm i trafikut në Shkup, kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite për vizitë në RMV

Një delegacion i udhëhequr nga Abdullah bin Muhamed AlSheikh, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mexhlisi Al Shura, prej sot e deri të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftuan nga Kuvendi, nesër Abdullah bin Muhamed AlSheikh do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ndërsa pas takimit do të marrë pjesë edhe në nënshkrimin e Librit të përshtypjeve.

Nga MPB kumtuan se për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në Shkup prej sot e deri të shtunën do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit.

Me regjimin e posaçëm, të cilin do ta zbatojë Njësia për sigurinë e komunikacionit rrugor, do të përfshihen rrugët në rajonin më të gjerë qendror të qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit