Deputetja dhe koordinatorja e grupit parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari i ka shprehur mbështetje studentëve për protestën e paralajmrëuar për të ngritur zërin për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqip për dhënin e provimit të jurisprudencës.
“Mbështetja jonë për studentët që ngrejnë zërin për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe është e plotë dhe e pakushtëzuar.
E drejta për të mësuar, komunikuar dhe për t’u shprehur në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe themel i barazisë.
Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe kjo shumëllojshmëri duhet të reflektohet në çdo institucion, veçanërisht në sferën e arsimit.
Kauzat e mëdha kërkojnë sakrifica të mëdha!”, ka shkruar deputetja Ajdari. (INA)



