13.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Deputeti Adnan Azizi komenton deklaratat e nënshkruara nga Ali Ahmeti

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi ka komentuar dy deklaratat e fundit të nënshkruara nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Shkrimi i plotë në Facebook:

“Duke mos pasur se me çka të merret, Ali Ahmeti, u këput duke nënshkruar letra e dokumente!
Para disa ditëve, BDI e Aliut, nënshkroi një deklaratë, për veting të brendshëm partiak, në të cilin pretendohet, se do të pastrohen të korruptuarit e partisë. Por ama vetin brenda partiak. Imagjinoni, Aliu duhet ta kontrolloj Musën a ka vjedhë, Musa do duhet Blerimin, Blerimi – Kreshniku, e kështu me radhë?! Por ama interesant është fakti se nuk dihet, kush do i bëj veting Aliut dhe familjes së tij, për Soranivë, Eurovinë dhe gjitha skandalet që u shfaqën në dy – tre vitet e fundit.
Që të jenë akoma më qesharak, BDI nënshkroi edhe deklaratë ku siç thuhet, “në përputhje me Strategjinë e SHBA Kundër Korrupsionit”. Imagjinoni, kundër korrupsionit dhe në përputhje me Strategjinë e SHBA-së”. Po shum mirë, ja mund ti ndihmojë, që kjo deklaratë të jetësohet, punën e parë që duhet ta bëjë Aliu, është të veprojë sipas strategjisë së SHBA-së kundër korrupsonit. Që nesër, le ta shkarkojë nga të gjitha organet e partisë Ramiz Merkon dhe Artan Grubin, dy personat që SHBA i futi në Listë të Zezë pikërisht për shkak të korrupsionit!
Po populli e thotë mirë, “Çka është mbarrja për rrezilin”. Mendon se vërtet populli do i besojë. Aq shumë përpiqet ta nënçmojë inteligjencën e popullit, saqë mendon se shqiptarët harruan se sa deklarata të shkruara, i ka shkelur me dy këmbë po Aliu. Ja po ja kujtoj vetëm njërën. A ju kujtohet deklarata e liderëve shqiptarë, e mbajtur me iniciativë të kryeminsitrit mik të Ali Ahmetit, Edi Rama, ku liderët nënshkruan se, cila do parti shqiptare që do të futet në Qeveri, do ti plotësojë kërkesat e shqiptarëve! E këtë deklaratë Aliu e shkeli menjërë, sa hyri atë kohë në Qeverinë e radhës!
Bëhu pak më kreativ Ali! Nëse do që vërtet shqiptarët të ecin para, e BDI të mbijetojë, largoju ti bashkë me kokat e krimit dhe korrupsionit, të cilat të rrethojnë tashmë 24 vite.
Hapin e par drejt reformës e pate të gabuar sepse, shkove në ekstrem të madh, nga çiftelia tek Ledri Vula dhe Tuna!
Andaj, merri punët më me qetësi dhe reformoe partinë me rini, me forca të reja intelektuale, e pastaj shpreso se populli do të besojë!”

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit