9.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Dënohet me pesë vite burgim shtetasja e Brazilit e cila ndërmjetësonte vajza për prostitucion në Shkup

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga Brazili për prostitucion në Shkup.

De Jesus Neves Marliene, shtetase e Brazilit, u dënua me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa të dyshuarin të tretë, Sabedin Demiri dhe të dyshuarit e katërt Nemanja Mihajlovski, shtetas të Maqedonisë së Veriut, u është shqiptuat aktvendim alternativ, gjegjësisht një vit burg dhe një vit e gjashtë muaj nëse kryejnë vepra penale në tre vitet e ardhshme.

Gjykata në seancën e sotme solli vendim që të ndahet procedura për të akuzuarin e dytë Maan Mahmalad, shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse vetëm ai nuk e pranoi fajin nga katër të dyshuarit.

Sipas akuzës për brazilianet u krijuan profile ku postoheshin numra telefoni, çmimet e shërbimeve seksuale dhe shërbimeve shtesë, si dhe foto me përmbajtje eksplicite, raporton Alsat.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit