Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pasi ka takuar familjen e foshnjës 3-muajshe, për të cilën dyshohet se është rrahur nga një infermiere në Klinikën e Fëmijëve në “Nënë Tereza” në Shkup, ka njoftuar se ka inicuar komision për të hetuar rastin, transmeton TV21.
Thotë se pasi të vërtetohen rrethanat, “dënim, patjetër se duhet të ketë”.
Te familja e foshnjes Taravari ka qenë edhe me drejtorin e Klinikës.