Delegacioni i ASHAK-ut mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Kosovës

Advertisement

Delegacioni i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të rihapjes së Galerisë Kombëtare të Kosovës, pas përfundimit të punimeve të renovimit të objektit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, akademikë, artistë, krijues, përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artdashës të shumtë, përcjell KultPlus.

Me rastin e rihapjes u prezantua një ekspozitë përfaqësuese me një përzgjedhje të pasur të veprave të artistëve shqiptarë të Kosovës, duke sjellë para publikut zhvillimin, vlerat dhe larminë e artit pamor në vend ndër dekada.

Sipas Akademisë, ky investim kontribuon në fuqizimin e institucioneve kulturore, në valorizimin e veprave të artistëve që kanë lënë gjurmë në historinë e artit shqiptar dhe në promovimin e vlerave kulturore e kombëtare.

 

Rihapja e Galerisë Kombëtare të Kosovës shënon një etapë të re për artin pamor në vend, duke ofruar një hapësirë më bashkëkohore për ekspozim, ruajtje të koleksioneve dhe takime mes artistëve dhe publikut./KultPlus.com

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit