19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Dehari: Ndalimi i ratrakëve në Malin Sharr është vendim i mbrojtjes së mjedisit

Në parkun kombëtar Malin Sharr me një vendim të drejtorisë së parkut Kombëtar edhe ministrisë së mjedisit jetësor janë ndaluar të gjithë mjetet motorike që shfrytëzohen për ski rider të njohura si ratrak. Drejtori i Parkut Kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari, thotë se ai në një takim me ministrinë dhe kompanitë private që kanë operuar kanë marr këtë vendim.

“Sa u takon lëvizjeve të mjeteve motorike, ratrakëve, në parkun kombëtar Mali Sharr, sigurisht që dje e mbyllëm këtë çështje. Kishim takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, inspektoratit të natyrës, bujqësisë, policisë së Tetovës dhe institucionet tjera. Në takim ishin edhe dy operatorët që kanë operuar deri më tani 15 vite më parë. U diskutua dhe ata thanë se ky vendim duhet respektuar se këto mjete motorike mos lëvizin në Malin Sharr për arsye se këto dëme, kur do shkrihet bora, do behët vlerësimi për të kompensuar ato dëme”, tha Dehari.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit