Debat shkencor-profesional mbi Propozim-ligjin për falje

Debati shkencor-profesional mbi Propozim-ligjin për falje do të mbahet sot në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Organizatorët e debatit, Shoqata për të Drejtën Penale dhe Kriminologjinë e Maqedonisë së Veriut (SHDPKM) dhe Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, njoftuan se në debat do të mbajnë fjalim kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Drejtësisë Igor Filkov, dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” Sasho Georgievski, dhe kryetarja e SHDPKM-së, Aleksandra Gruevska-Drakulevski

Shoqata thekson se qëllimi i Propozim-ligjit për falje është të vendosë një procedurë të qartë, transparente dhe me afat të caktuar kohor.

Nga debati shkencor-profesional pritet të dalin përfundime, të cilat do t’i dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë me qëllim përmirësimin e tekstit të Propozim-ligjit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit