12.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Daut Memishi: Tearca nuk pranon premtime boshe, por zgjidhje

Kandidati nga VLEN për komunën e Tearcës, Daut Memishi në tubimin e sontëm tha se ndryshimi ka filluar dhe po vërehet shpresa që nuk mund ta ndalë askush.

“Vitet e fundit na kanë ofruar vetëm mashtrim, padrejtësi dhe përbuzje. Na kanë lënë pas dore dhe na kanë harruar. Por Tearca nuk pranon premtime boshe, dua t’ju them qartë, vij nga ju, nga rruga, djersa dhe nga puna, vij nga fshati, toka, sporti dhe nga çdo vend ku është derdhur mund dhe ndershmëri”, tha Memishi në hapjen e fjalimit.

Sipas tij, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhje, por edhe për zgjidhje, për dinjitet dhe për ta kthyer besimin dhe shpresën në brezin që po rritet.

“Sonte them se gjithçka do të ndryshojë. Ne do ta bëjmë komunën e Tearcës komunë të punës, rritjes dhe barazisë”, tha Memishi në tubim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit