32.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Daut Memishi: Mjaft mashtrime, koha për ndryshim në Tearcë

Kandidati i VLEN-it për komunën e Tearcës, Daut Memishi, theksoi se ka ardhur koha që zëri i qytetarëve të ndershëm të dëgjohet.

“Ky vend nuk është pronë e individëve të pangopur, por shtëpi e çdo qytetari të ndershëm. E punëtorit, mundi i bujkut, sakrifica e mërgimtarit – këto janë vlerat që do të mbrojmë,” tha Memishi.

Ai u zotua se nuk do të lejojnë që dinjiteti i qytetarëve të shkelet apo që besimi i tyre të keqpërdoret për interesa personale.

“Mjaft më me mashtrime. Mjaft më me pasurime mbi kurrizin e qytetarëve. Sot po ndezim një dritë, dhe kjo dritë do të rritet deri në fitore,” u shpreh Memishi, duke falënderuar banorët për besimin e treguar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit