Daut Beqiri nga Koalicioni Vlen ka marrë zyrtarisht sot detyrën e Kryetarit të Komunës së Haraçinës, duke e pranuar atë nga tani më ish-kryetari, Ridvan Ibrahimi.
Në fjalën e tij pas pranim-dorëzimit, Beqiri e cilësoi këtë moment si shumë të veçantë dhe me përgjegjësi të madhe.
“Të udhëheqësh komunën e Haraçinës është nder i madh dhe përgjegjësi që kërkon përkushtim të vazhdueshëm ndaj çdo banori të komunës sonë. Besoj fort se me punë të ndershme dhe transparencë mund ta çojmë Haraçinën përpara, drejt zhvillimit, mirëqenies dhe unitetit. Rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Me ndihmën e Zotit, do ta bëjmë Haraçinën shembull të suksesit,” – tha Beqiri.
Pranimi i detyrës shënon fillimin e një kapitulli të ri për komunën, ku fokusi, siç theksoi kryetari i ri, do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm, transparenca dhe përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
 
  
 


 
                                     
 



