6.8 C
Skopje
Tuesday, October 28, 2025

Daut Beqiri uron Muhamet Elmazin: “Kur ka bashkim dhe përkushtim, fitorja është e sigurt!”

 

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, mori pjesë sonte në koktejin e fitores së kolegut të tij, kryetarit të Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi.

Në një postim në rrjetet sociale, Beqiri u shpreh se pas një fushate të gjatë dhe të ndershme, Saraji edhe një herë dëshmoi se uniteti dhe përkushtimi sjellin sukses.

“Kur ka bashkim, përkushtim dhe besim, fitorja është e sigurt! Urime kryetarit Elmazi dhe gjithë ekipit për këtë fitore të merituar. Ishte kënaqësi të jem pjesë e festës suaj!”, – shkroi Beqiri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit