Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka zhvilluar sot një takim me rininë e fshatit Grushinë, ku u diskutuan hapur problemet, sfidat dhe nevojat me të cilat përballen të rinjtë në përditshmëri.
Gjatë takimit, të rinjtë shprehën shqetësimet, idetë dhe propozimet e tyre, duke treguar vullnet, energji dhe gatishmëri për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit.
Kryetari Beqiri theksoi se angazhimi i tij si kryetar do të jetë që kërkesat dhe iniciativat e rinisë të trajtohen dhe të adresohen në mënyrë institucionale, duke krijuar më shumë hapësira dhe mundësi për përfshirjen aktive të të rinjve në jetën shoqërore dhe zhvillimore të komunës.




