Kandidati i VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka ndarë një mesazh motivues gjatë një takimi simbolik me qytetarët, të cilin e përshkroi si “Një kafe me kandidatin”.
Në qendër të fjalës së tij, Beqiri vendosi rininë, duke e cilësuar atë si shpresën më të madhe të Haraçinës. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme më të zhvilluar, me më shumë mundësi dhe dinjitet për të gjithë banorët.
“Rinia është fuqia që na udhëheq drejt ndryshimit. Së bashku mund të bëjmë që Haraçina të ecë përpara,” u shpreh Beqiri.
https://www.facebook.com/share/p/1FreiZP8UG/