Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri, ka pritur sot në një takim zyrtar kryetarin e Federatës së Organizatave Ballkanike dhe Botërore – DUNBALFED, Rexhep Varoll.
Siç bëhet e ditur nga komuna, gjatë takimit u zhvillua një bisedë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen, me fokus zhvillimin e komunës.
Kryetari Beqiri shprehu mirënjohje për vizitën dhe gatishmërinë e treguar për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve të tilla për avancimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në Haraçinë.




