Daut Beqiri, kandidat i VLEN për komunën e Haraçinë, ka prezantuar projektin e tij për krijimin e shtigjeve të reja për këmbësorë dhe biçikleta.
“Prej hyrjes në Haraçinë deri tek ura e autostradës, do të ndërtojmë shtigje të sigurta dhe moderne në bashkëpunim me komunën e Gazi Babës,” shkruan Beqiri.
Ky projekt ka për qëllim të lehtësojë dhe sigurojë lëvizjet e përditshme të banorëve, dhe pritet të realizohet që në vitin e parë të mandatit të tij.