17.8 C
Skopje
Saturday, September 20, 2025

Daut Beqiri në Orllancë: Banorët e shohin shpresën te ne – së bashku për një Haraçinë më të fortë!

Kandidati për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka vizituar sot fshatin Orllancë, ku është takuar me banorët dhe ka zhvilluar biseda të hapura rreth sfidave dhe mundësive që i presin qytetarët.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Beqiri ka theksuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke u zotuar për një qeverisje më të afërt dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të tyre.

Banorët e Orllancës ngritën çështje të ndryshme që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës lokale, zhvillimin e bujqësisë, dhe nevojën për më shumë përkrahje për të rinjtë. Beqiri u zotua se këto prioritete do të jenë pjesë e planit të tij të punës, duke theksuar se zhvillimi nuk duhet të mbetet vetëm premtim elektoral, por realitet i prekshëm për çdo familje në komunë.

“Për një Haraçinë më të zhvilluar, më të bashkuar dhe më të fortë!” – është motoja që, sipas Beqirit, përfaqëson frymën e re që ai synon të sjellë në drejtimin e komunës.

Vizita në Orllancë është pjesë e turit të tij elektoral, ku përmes takimeve të përditshme ai synon të ndërtojë një platformë politike të bazuar në nevojat reale të qytetarëve dhe vizionin për një të ardhme më të mirë për të gjithë banorët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit