10.8 C
Skopje
Wednesday, October 8, 2025

Daut Beqiri me zotim konkret: Brenda 100 ditëve të para, filial banke në Haraçinë!

Kandidati për kryetar komune i Haraçinës, Daut Beqiri, ka bërë një zotim të fuqishëm dhe konkret për qytetarët e kësaj komune: hapjen e një filiale bankare brenda 100 ditëve të para të mandatit të tij.

“Nuk është normale që në vitin 2025 qytetarët e Haraçinës të udhëtojnë drejt Shkupit për një shërbim elementar bankar. Kjo padrejtësi duhet të marrë fund, dhe do të marrë fund,” u shpreh Beqiri në një postim të publikuar sot.

Ai theksoi se vizioni i tij për Haraçinën është i qartë: shërbime moderne, zhvillim ekonomik dhe dinjitet për çdo qytetar.

“Zotimet e mia nuk janë fjalë për fushatë. Janë betim para popullit dhe para Zotit. Nuk premtoj për të harruar – premtoj për të mbajtur, për të ndërtuar, për të fituar”, theksoi Beqiri.

Ky premtim shënon një hap të parë drejt realizimit të një platforme të re për Haraçinën – një komunë që për shumë vite ka qenë simbol i harresës institucionale, por që tani aspiron të bëhet model i zhvillimit dhe përfaqësimit me dinjitet.

https://www.facebook.com/share/p/1C5g3qmYk5/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit