17.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Daut Beqiri: “Me zemër e me besim, ndërtojmë të ardhmen e përbashkët

Deputeti i koalicionit Vlen, Daut Beqiri, ka zhvilluar takime me qytetarët e Haraçinës, ku u prit me mikpritje tradicionale shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ai falënderoi banorët për përkrahjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit.

“Ne shqiptarët gjithmonë e kemi pasur traditë mikpritjen! Konak më konak, po takohemi me qytetarët tanë, duke i dëgjuar hallet dhe idetë e tyre. Vetëm së bashku, me zemër e me besim, mund ta ndërtojmë një Haraçinë më të mirë për të gjithë”, shkroi Beqiri.

Ai shtoi se zëri dhe idetë e qytetarëve do të jenë udhërrëfyes për vendimmarrjet e ardhshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit