21.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Daut Beqiri: “Ky është momenti ynë, ky është ekipi i fitores në Haraçinë!

Haraçina po ngrihet me një vizion të ri! Kandidati i Koalicionit VLEN, Daut Beqiri, ka prezantuar ekipin e tij me 15 këshilltarë dhe një lajm historik: për herë të parë bartëse e listës është një grua – dr. Rita Sinani Halimi, mjeke e përkushtuar dhe simbol i guximit, dijes dhe përkushtimit ndaj njerëzve.

“Lista e Fitores është Lista e Shpresës së Re! Do të çajmë barrierat e së shkuarës, do të fuqizojmë gratë dhe rininë, do ta kthejmë besimin e qytetarëve te komuna dhe do të ndërtojmë Haraçinën e së nesërmes me zhvillim dhe dinjitet,” – shkruan Beqiri.

 Ky është ekipi që synon të sjellë ndryshimin e vërtetë, të rikthejë shpresën dhe të ngrejë zërin e Haraçinës së re.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit