11.8 C
Skopje
Monday, October 6, 2025

Daut Beqiri: “KF Shkëndija Haraçinë 77 – drejt Ligës së Parë me besim, djersë dhe zemër!”

Kandidati i VLEN-it, Daut Beqiri, ka përgëzuar ekipin KF Shkëndija Haraçinë 77 për një tjetër fitore të madhe që e afron gjithnjë e më shumë me synimin – Ligën e Parë.

“Djemtë tanë po e dëshmojnë në çdo ndeshje se rruga jonë ka vetëm një drejtim – Liga e Parë! Krenar me këtë ekip që po e nderon Haraçinën në çdo fushë,” – ka shkruar Beqiri në rrjetet sociale.

Ai shtoi se besimi, djersa dhe zemra janë forcat që i bashkojnë lojtarët dhe komunitetin përreth tyre, duke e kthyer Haraçinën në një simbol të përkushtimit dhe suksesit sportiv.

KF Shkëndija Haraçinë 77 vazhdon të jetë krenaria e komunitetit, me rezultate që frymëzojnë të rinjtë dhe ngjallin entuziazëm në çdo ndeshje.

https://www.facebook.com/share/p/1BCBAi1xpG/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit