Kandidati për kryetar komune në Haraçinë nga koalicioni VLEN, Daut Beqiri, ka zhvilluar një takim pune në shtabin zgjedhor të tij, ku morën pjesë bashkëpunëtorë dhe mysafirë të rëndësishëm.
Në takim ishin të pranishëm Faton Fazliu, drejtor i Librave Amë, Hamza Ameti nga Qendra Sociale dhe Mumin Aliu nga Sh.A. Aeroportet.
Beqiri vlerësoi takimin si shumë të frytshëm, duke theksuar se bashkëpunimi dhe përkushtimi i përbashkët janë garanci për fitore në zgjedhjet e 19 tetorit.
“Falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët, Haraçina e ka vendosur fitoren tonë!”, u shpreh Beqiri me entuziazëm.
Ai shtoi se qytetarët e Haraçinës tashmë kanë bërë zgjedhjen e tyre për një udhëheqje të re, që sjell zhvillim, barazi dhe dinjitet për të gjithë.