Daut Beqiri: Haraçina drejt ndriçimit modern dhe më të sigurt publik

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, njofton se ka nisur procesi i ndërrimit të dritave të ndriçimit publik në territorin e komunës.
Punimet kanë filluar në rrugën kryesore, ku po bëhet zëvendësimi i ndriçimit ekzistues me drita më efikase dhe më cilësore, me qëllim përmirësimin e dukshëm të ndriçimit dhe kursimin e energjisë.
Pas përfundimit të kësaj faze, prioritet do t’u jepet zonave përreth shkollave, për të rritur sigurinë e nxënësve dhe qytetarëve, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.
Ndërkohë, të gjitha defektet e evidentuara në rrugicat e lagjeve janë sanuar dhe puna po vazhdon me mirëmbajtje të rregullt.
Në fazën e ardhshme, Komuna e Haraçinës po përgatitet që në të gjithë territorin të realizohet ndërrimi i plotë i dritave të ndriçimit publik, si pjesë e përkushtimit për një komunë më të ndriçuar, më moderne dhe më të sigurt.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit