4.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Daut Beqiri: Fitoret e KF Shkëndija Haraçinë 77, frymëzim për të gjithë ne!

Kandidati i VLEN për Komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka uruar ekipin e futbollit KF Shkëndija Haraçinë 77 për fitoren e radhës.

“Urime KF Shkëndija Haraçinë 77 për një tjetër fitore! Këto fitore janë frymëzim për të gjithë ne, me punë, besim dhe bashkim fitoret nuk mungojnë”, ka shkruar Beqiri, duke shprehur përkrahjen e tij për sportin lokal.

Ai theksoi se suksesi i ekipit është shembull i qartë se me unitet dhe përkushtim, çdo sfidë mund të kthehet në arritje.

KF Shkëndija Haraçinë 77 vazhdon të jetë krenaria sportive e komunës, duke sjellë emocione dhe motivim për të rinjtë e Haraçinës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit