Daut Beqiri: Ekologjia është prioritet i Komunës së Haraçinës

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesit e kompanisë Man and Mountain, organizatorë të iniciativës ekologjike “Generalka Weekend”, e fokusuar në mbrojtjen e mjedisit dhe aksionet e pastrimit ekologjik.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në projekte konkrete që synojnë ndërgjegjësimin qytetar, ruajtjen e natyrës dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për të gjithë qytetarët.
“Angazhimi për ekologjinë është përgjegjësi e përbashkët dhe prioritet i yni”, ka theksuar kryetari Beqiri, duke nënvizuar përkushtimin e komunës për iniciativa që mbrojnë mjedisin jetësor.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit