Sot, në një takim simbolik pranë kundërkandidatëve të tij, Daut Beqiri, kandidati i pavarur i koalicionit VLEN, nënshkroi Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.
Ky hap tregon angazhimin e tij për një proces zgjedhor transparent dhe të ndershëm, ku mbi të gjitha, vullneti i qytetarëve të Haraçinës do të respektohet.
Beqiri theksoi se kjo iniciativë është një garanci që zgjedhjet do të zhvillohen sipas standardëve më të larta demokratike, duke vendosur qytetarin në qendër të vendimeve.