Çdo vit 22 Prilli ka një temë të veçantë për të përqendruar vëmendjen globale në çështjet urgjente mjedisore. Fushata globale e këtij viti është “Planeti kundër Plastikës”. Një temë që thekson nevojën për veprim kolektiv për të mbrojtur ekosistemet e planetit, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të ruajtur biodiversitetin.
Për nder të Ditës së Tokës, grupet e përkushtuara për ruajtjen e kulturës së tyre në vende të ndryshme të botës organizojnë ceremoni të ndryshme, me qëllim ti kërkojnë falje Nënës Tokë për mënyrën se si qeniet njerëzore e kanë lënë pas dore dhe e kanë ndotur tokën. Në Korenë e Jugut, Meksikë dhe Hong Kong, njerëzit u panë duke shfaqur dizajnë që përdorin mbeturinat plastike për të shënuar këtë ditë. Dita e Tokës u përcaktua në 22 prill të vitit 1970 nga senatori i SHBA-së, Nelson, e propozuar si ide për sigurinë mjedisore më 22 mars nga një aktivist nga San Francisko.