11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Dafina prishet edhe me Feron, reagon pas publikimit “ilegalisht” të duetit

Të martën, dueti i shumëpritur i këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Feronit Shabani është shpërndarë në mënyrë të paligjshme në platformën TikTok.

Derisa sot gjatë ditës, menaxhmenti i këngëtares reagoi publikisht, duke mohuar se versioni i publikuar është projekti final.

Në fragmentet e publikuara, Dafina këndon: “Dashninë e vjetër tjetrit s’ja fali, a zemra jem u dogj prej mallit”, ndërsa Fero vijon me vargjet: “S’ka me met, s’ka met, emrin në telefon ta kam lënë prap njejtë. Si na dy kurrë s’kanë me pa”, shkruan Klankosova.tv

Kënga ka arritur të bëhet një hit, duke u shpërndarë me mijëra herë nga përdoruesit e TikTok-ut.

Projekti përfundimtar, sipas menaxhmentit, do të vijë vetëm në versionin solo të Dafinës.

Reagimi i plotë: /Klankosova.tv

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit