Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, ka reaguar rreth festivalit “Mirdita, Dobar Dan”, duke “bërë thirrje” që ky manifestim të anulohet. Përmes televizionit serb “TV Pink” Daçiq është shprehur se policia nuk ka dhënë leje për tubime në ambiente të mbyllura dhe se organet serbe nuk do të marrin pjesë.
“Do të shohim se çfarë do të jetë. Un kam thënë se ky tubim është me rrezikshmëri të lartë. Bëhet fjalë për një hapësirë që nuk është publike. Organet tona shtetërore nuk marrin pjesë. Ne apelojmë që të anulohet ajo ngjarje. Nuk mund të them se çfarë do të bëjë shteti më pas”, ka thënë Daçiq.