17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

CNN: Autoritetet amerikane javët e fundit u informuan për një komplot të mundshëm iranian për vrasjen e Trumpit

Autoritetet amerikane morën informata inteligjence nga një burim njerëzor javët e fundit mbi një komplot nga Irani për të tentuar vrasjen e ish-presidentit, Donald Trump, një zhvillim që çoi në rritjen e sigurisë së Shërbimit Sekret rreth ish-presidentit, raporton me burime CNN.

Nuk ka asnjë tregues se Thomas Matthew Crooks, atentatori i mundshëm që tentoi të vriste ish-presidentin të shtunën, ishte i lidhur me komplotin, thanë burimet.

Ekzistenca e kërcënimit të inteligjencës nga një agjenci e huaj armiqësore e inteligjencës dhe siguria e shtuar për Trump ngre pyetje të reja në lidhje me gabimet e sigurisë në tubimin e së shtunës në Butler, Pensilvani dhe se si një 20-vjeçar arriti të qëllonte presidentin.

Siç raporton tutje CNN, një zyrtar amerikan i sigurisë kombëtare tha se Shërbimi Sekret dhe fushata e Trump ishin vënë në dijeni të kërcënimit përpara tubimit të së shtunës.

“Shërbimi Sekret mësoi për rrezikun në rritje nga kjo rrymë kërcënimi”, tha një zyrtar për CNN.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit