18.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Çmimi Nobel për Paqen, Macron: Trump do ta meritonte plotësisht nëse ndalon këtë luftë

SHBA dhe Evropa kanë ndasi të mëdha sa i përket njohjes së Palestinës. Franca është një nga vendet e G7-ës që njohu zyrtarisht shtetin palestinez.

Në kahun tjetër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke folur për këtë temë sot në OKB u shpreh se ishte shpërblim për Hamasin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha që u ka dhënë fund disa luftërave dhe këtë nuk e bënte për Çmimin Nobel për Paqen, por për të shpëtuar jetë njerëzish.

Por Macron ka një qasje tjetër. “Trump thotë se dëshiron Çmimin Nobel për Paqen, por kjo është e mundur vetëm nëse ai ndalon luftën në Gaza”, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit