“Mendoj se brenda dy ose tre javësh do të largohemi. Ndryshimi i regjimit nuk ishte një nga qëllimet e mia. Unë kisha një qëllim: ata të mos kenë armë bërthamore, dhe ky qëllim është arritur. Ata nuk do të kenë armë bërthamore. Por po e përfundojmë punën dhe mendoj se brenda ndoshta dy javësh, ndoshta disa ditë më shumë, do ta përfundojmë. Duam të shkatërrojmë çdo gjë që kanë. Është e mundur që të arrijmë një marrëveshje para kësaj. Nëse ata vijnë në tryezën e negociatave, kjo do të ishte mirë. Por nuk ka rëndësi nëse vijnë apo jo. Ne i kemi kthyer shumë pas. Do t’u duhen 15 deri në 20 vjet për të rindërtuar atë që u kemi bërë.”, deklaroi Donald Tramp, President i SHBA-së.



