Çmimi i cigareve të “Imperial Tobacco” shënon rritje për 10 denarë. Bëhet fjalë për cigaret Rodeo, West, Davidoff dhe Zhade. Rritja është pjesë e harmonizimit të rregullt me politikën e akcizës së shtetit, e cila parashikon rritje graduale të akcizave për produktet e duhanit deri në vitin 2030. Çdo 1 janar deri në vitin 2030, sipas njoftimeve, akciza për cigaret do të rritet me 0,23 denarë për copë. /Alsat.mk



