Çmimet e naftës u rritën në më shumë se 115 dollarë për fuqi

Çmimet e naftës sot tejkaluan 115 dollarë për fuqi gjatë hapjes së bursave në Azi, derisa vazhdojnë sulmet ajrore në vendet e Lindjes së Mesme, pak më shumë se një muaj pas fillimit të luftës në Iran.

Çmimi i naftës së papërpunuar nga marka “brent” është 115,84 dollarë, që është rritje prej 2,9 për qind në krahasim me çmimin e së premtes, transmeton Bi-Bi-Si.

Çmimi i asaj nafte për fuqi ishte rreth 72 dollarë para 28 shkurtit, kur filluan sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

Javën e kaluar çmimi i naftës nga marka “brent” e arriti kulmin prej 118 dollarë për fuqi më 19 mars, ndërsa nga e premtja pasdite ishte diç më pak nën 112 dollarë, që është dukshëm më i lartë në krahasim me çmimin para fillimit të luftës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit