Çmimet e naftës ranë ndjeshëm në tregjet tregtare pas publikimit se SHBA-ja dhe Irani janë afër një marrveshjeje paqeje e cila do t’i jepte fund një lufte që ka tronditur tregjet energjetike.
Nafta e papërpunuar amerikane e tipit Teksasi Perëndimor (WTI) u lirua për 1,2 për qind në 86,69 dollarë për barell, ndërsa çmimi i naftës i tipit Brent u lirua për 1,1 për qind në 89,40 dollarë për barell.
Bursat aziatike u rritën ndjeshëm aziatike u rritën ndjeshëm. Indeksi i aksioneve të Azisë-Paqësore rajon i MSCI-t jashtë Japonisë u rritën për 3,2 për qind, indeksi KOSPI i Koresë së Jugut u rrit për 7,4 për qind. Nikkei i Japonisë u rrit për 2,7 për qind, CSI300 i Kinës u rrit për 1 për qind dhe indeksi Hang Seng i Hong Kongut u rrit për 1,3 për qind.

Optimizmi në rritje në tregje është rezultat i sinjaleve të reja të një marrëveshjeje të mundshme paqeje në Lindjen e Mesme, e cila ndikon pozitivisht në aksione, por shkakton rënien e çmimeve të naftës. Në Vollstrit, të tre indekset kryesore arritën fitimet e tyre më të mëdha ditore që nga prilli, ndërsa indeksi i teknologjisë Nasdaq u rrit për 2,5 për qind.
Në tregjet e valutave, dollari amerikan u stabilizua pas humbjeve të mëparshme, ndërsa dollarët australianë dhe të Zelandës së Re u dobësuan kundrejt dollarit.
Çmimet e metaleve të çmuara ranë gjithashtu – ari humbi 0,6 për qind të vlerës së tij dhe u tregtua me 4,189 dollarë për unc, ndërsa argjendi u dobësua me të njëjtën përqindje në 66,93 dollarë për unc.
Analistët vlerësojnë se trendet e mëtejshme në tregjet botërore do të varen nga zhvillimi i negociatave midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe përfundimi përfundimtar i një marrëveshjeje paqeje.





