9.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Çka u pyetën Thaçët në EULEX, pasi e takuan vëllain e tyre?

Pasi që në shtëpinë e tyre në Burojë nuk mundën ta takojnë, e madje as në të pamën për babanë në Skenderaj, Hashim Thaçin, vëllezërit erdhën ta shohin e ngushëllojnë në Prishtinë, në selinë e EULEX-it, misionit evropian, që e garanton lirimin e tij të përkohshëm nga Dhomat e Specializuara.

Ganiu, Nazmiu e Blerimi qëndruan me të brenda një orë, raporton Klan Kosova.

E kur dolën, pranuan se nuk iu lejohet të zbardhin bisedat me ish-presidentitn e Kosovës.

Këta siç mëson Klani, janë pyetur brenda mos janë organizatorë të mbledhjes së qytetarëve para selisë së EULEX-it.

Dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të anulohej vizita e gruas së Hashimit, që erdhi aty rreth orës 10, e u lejua që të hyjë e të dalë nga selia me veturë.

Se çka ndodh më tej, mësojeni në kronikën në vijim

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit