30.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Çitaku, ka deklaruar se zgjedhjet e reja parlamentare mund të mbahen në fund të vitit 2025

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se zgjedhjet e reja parlamentare mund të mbahen në fund të vitit 2025. Ajo theksoi se kjo është pasojë e krizës aktuale politike që ka mbërthyer vendin pas zgjedhjeve të fundit, të cilat u mbajtën para pothuajse tetë muajsh. Lëvizja Vetëvendosje e ka shpallur të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës pavarësisht dështimit për të zgjedhur nënkryetarin e pestë të organit të ri ligjvënës, i cili i takon komunitetit serb.

“Në momentin në të cilin jemi, konsideroj që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme […] Do të jetë teknikisht e pamundur që zgjedhjet e reja parlamentare të organizohen para përfundimit të balotazhit [për zgjedhjet lokale]. Zgjedhjet e reja parlamentare, natyrisht, në bazë të afateve kalendarike, mund të ndodhin kah fundi i vitit”,  vlerësoi Vlora Çitaku, Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës në një intervistë për “Kosova Press” të publikuar të dielen

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit