Cirku Kombëtar pa çadër, shfaqja ‘Piter Pan’ vihet në skenë te Teatri Kombëtar

Në një kohë kur Cirku Kombëtar ka mbetur pa çadrën e tij që prej vitit 2021, shfaqjet po zhvillohen në skenën e Teatrin Kombëtar.

Shfaqja “Piter Pan dhe aventurat në ishullin e Kurrkundit” është premiera e re e Cirkut Kombëtar, ku ushtrimet akrobatike, realizohen në të njëjtën hapësirë ku interpretohen edhe shfaqje teatrore.

“Është një histori e brezit tonë, ne jemi rritur me këtë histori, prandaj mendoj se ka prekur pak nostalgjinë e brezit tonë dhe prindërve të ri që sjellin fëmijët për të parë shfaqjen. Ka ardhur në formën e cirkut me akrobacira shumë të këndshme. E kemi sjellë me shumë dashuri dhe e kemi sjellë në formën më të mirë të mundshme, të përshtatur në variantin e cirkut kombëtar”, thotë Olta Ahmetaj, drejtuese artistike.

Një udhëtim magjik mes fantazisë, guximit dhe ëndrrave që nuk plaken kurrë, do të shfaqet për publikun për gjatë gjithë javës.

“Do të jetë gjatë gjithë javës në skenën e ArtTurbinës, e vetmja skenë që arriti të mundësonte kushtet teknike deri diku, të përshtatura për të sjellë një shfaqje të denjë, por edhe kështu është shumë përrallore”, shprehet Ahmetajt.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit